Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Prishtina takohet me ekip austriak

Sot po tërhiqet shorti edhe për Kupën Evropiane në konkurrencë të meshkujve, ku paraqiten po ashtu katër skuadra kosovare.
E para që mësoi kundërshtarin ishte KH Prishtina, nënkampionia e Kosovës.
Prishtina në raundin e parë të Kupës Evropiane takohet me skuadrën nga Austria, Sparkase Schwaz HB Tirol.
Ndeshjet e raundit të parë të Kupës Evropiane për hendbollistë luhen më 11/12 dhe 18/19 shtator. Prishtina në ndeshjen e parë është vendase. Kupa Evropiane është niveli i tretë evropian.

Lajme tjera