Istogu takohet me skuadër islandeze

KHF Istogun e pret udhëtim i gjatë në kuadër të paraqitjes evropiane në edicionin e ri të garave. Shorti i tërhequr të martën ka përcaktuar që Istogu të përballet me skuadrën nga Islanda, KA/Por.

Istogu paraqitet në raundin e dytë të Kupës Evropiane, nivelit të tretë kontinental. Ndeshja e parë është në Istog më 16 apo 17 tetor, ndërsa e kthimit në Islandë, një javë më vonë.

Lajme tjera