Përvoja e gjatë në gara evropiane i jep të drejtë kampionit kosovar, Besa Famgas, që ta synojë hapin tutje. Skuadra pejane të dielën e luan ndeshjen e parë evropiane për edicionin 2022/2023. Në kuadër të raundi të dytë të Kupës Evropiane (EHF European Cup), Besa luan me skuadrën finlandeze, IFK Handball Helsinki. Ndeshja e parë është në Helsinki nga ora 15:00. Ndërsa ndeshja e dytë është më 6 nëntor nga ora 18:00 në palestrën “Karagaçi” në Pejë.
Besa Famgas udhëton e mobilizuar për në Finlandë në kërkim të një rezultati të favorshëm, në mënyrë që në ndeshjen në shtëpi ta siguroi kalimin në raundin e tretë të Kupës Evropiane.
Nga viti 2005, Besa vetëm një herë ka munguar nga garat evropiane. Helsinki vetëm njëherë ka luajtur në garat evropiane.