Besa Famgasin e pret ndeshje e vështirë në Turqi

Kampionja e Kosovës në hendboll, Besa Famgas, e luan të shtunën ndeshjen e dytë të raundit të dytë të Kupës Evropiane. Nga ora 16:00 në Stamboll të Turqisë, Besa e Pejës përballet me skuadrën e madhe turke, Beshiktash Safi Cimento.
Të dielën në Pejë, Beshiktashi fitoi me rezultat 43:24. Ndeshja e dytë pritet të jetë shumë e vështirë për Besa Famgasin. Në skuadrën pejane janë të përkushtuar që të japin më të mirën për të përmirësuar përshtypjen në krahasim me ndeshjen e parë.

Lajme tjera