Besa favorit, në Ferizaj pritet lojë e fortë

Pas përfundimit interesant të stinorit në Superligën A për hendbollistë, ka ardhur koha për ndeshjet e fazës përfundimtare të kampionatit, përkatësisht plejofit. Të dy ndeshjet e para gjysmëfinale luhen të shtunën (nesër).

Kështu Besa Famgas e pret në Pejë skuadrën e Vëllaznimit nga ora 17:00. Kampioni aktual, Besa e ka përfunduar stinorin e rregullt në vend të parë, ndërsa Vëllaznimi në vend të katërt. Besa vlerësohet favorit i madh në këtë gjysmëfinale.

Gjysmëfinalja tjetër zhvillohet mes Kastriotit të Ferizajt dhe Prishtinës. Këto dy skuadra u takuan të dielen edhe në finale të Kupës, ndërsa në një ndeshje të fortë e dramatike fitore me një gol dallim shënoi Kastrioti. Ndeshja e parë e plejofit mes Kastriotit e Prishtinës luhet të shtunën nga ora 19:00, në  Ferizaj.

Ndeshjet e dyta luhen në Gjakovë e Prishtinë, ndërsa ndeshjet e treta eventuale prap në Pejë e Ferizaj. Skuadra që shënon dy fitore, apo një fitore e një barazim kalon në finale.

Share on facebook
Share on twitter
Share on whatsapp
Share on email

Lajme tjera

Federata e Hendbollit e Kosovës është vlerësuar lart për organizimin e një tjetër ngjarjeje ndërkombëtare. …

Njëra prej lojtareve kryesore të Kosovës, Arlinda Hajdari, ka pësuar lëndim serioz në ndeshjen e …

Hendbollistet e Kombëtares së Kosovës kanë humbur ndeshjen vendimtare të raundit të parë kualifikues për …

Perfaqesuesja e Kosoves ne hendboll duke festuar me Kryeministrin Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ndjekur nga afër ndeshjen mes Kosovës dhe Luksemburgut. Ai …

Me numër shumë të limituar të lojtareve (10 gjithsej, prej tyre 3 portiere), Kombëtarja e …

Kombëtarja e Kosovës në hendboll (femrat) është kthyer në rrugën e sukseseve. Pas shenjave të …

Portugalia e ka nisur me fitore bindëse turneun kualifikues në Prishtinë. Të enjten pasdite, Portugalia …

Prej të enjtes e deri të shtunën në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë …