Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Besa i kthehet fitores dhe pozitës së parë

Kampionia aktuale Besa FamGas i është kthyer fitores dhe me këtë është kthyer edhe në vendin e parë në tabelën e Superligës së Kosovës në hendboll për meshkuj. Besa të dielen mbrëma në Pejë fitoi ndaj Vushtrrisë me rezultat të thellë, 33:13. Pjesa e parë u mbyll me rezultat 19:7 në të mirë të pejanëve. Besa tani prinë në klasifikim me 32 pikë, sa i ka edhe Prishtina në vend të dytë. Pikërisht Prishtina e kishte mposhtur Besën javën e kaluar, ndërsa të shtunën pas fitores ndaj Kastriotit edhe ishte ngritur përkohësisht në vend të parë. Vushtrria renditet e teta me 13 pikë.

Vëllezërit Tahirukaj shënuan së bashku 13 gola për të udhëhequr Besën. K. Jupa shënoi gjashtë gola. L. Gubetini ishte më efikasi te Vushtrria me katër gola.

Të dielen u luajtën edhe dy ndeshje tjera të javës së 17-të. Në Gjakovë para 600 shikuesve dhe në një atmosferë të ngrohtë, Vëllaznimi fitoi ndaj Dritës me rezultat 33:30. Vëllaznimi është i shtati me 14 pikë, kurse Drita mbetet e treta me 20 pikë.

Zhegra në Gjilan fitoi ndaj Trepçës me 34:28. Tani Zhegra është e pesta me 17 pikë kurse Trepça e gjashta me 15 pikë.

Besa FamGas – Vushtrria 33:13 (19:7)

Besa FamGas: Idrizi 3, Biljaka 2, Broqi, Jupa 6, D. Tahirukaj 7, Tetova 2, Megjiq 1, Beqiraj, Dr. Tahirukaj 6, Ramosaj 2, Kukrika 1, Berisha, Shala 2, Tafili 1.

Vushtrria: Pllana, Gubetini 4, Mehmeti, Jashari, Karaqa 1, Musa 3, Meholli, Musa, Mejzini 1, Ademi 3, Hyseni, Shabani 1.

Vëllaznimi – Drita 33:30 (17:14)

Vëllaznimi: Luzha, Hasi, Sadriu, Nagavci, Kusari 5, Leka 12, Spahija 1, Lluka 7, Gaxha 4, Fana 2, Mamusha 2, Haxhiavdyli, Buza, Cula.

Drita: Sylejmani, Murtezi, Mehmeti 2, Mustafi 4, Veliu 1, Misini 5, Bunjaku, Azizi 4, Selmani 13.

Zhegra – Trepça 34:28 (18:13)

Zhegra: A. Agushi, Ad. Isufi 7, A. Haziri 10, F. Isufi 5, Ag. Isufi 1, Shaqiri 7, Q. Isufi. B. Agushi, Idrizi, S. Haziri, Aliu 4.

Trepça: Terziqi, Tahiri, Mziu 1, Beqiri 2, Shala 6, Nuhi 9, Qela, Basholli 10, Sejdijaj.