Besa i kthehet fitoreve, ndeshja Zhegra – Drenica nuk jep fitues

Kampioni Besa Famgas është kthyer te fitoret në Superligën e Kosovës në hendboll. Pasi në mesjavë humbi nga Prishtina, Besa të shtunën e fitoi bindshëm ndeshjen e javës së nëntë ndaj Samadrexhës. 45:14 ishte rezultati në të mirë të ekipit pejan. Besa me këtë fitore është kthyer në vendin e parë me 16 pikë, ndërsa nga 14 i kanë Kastrioti e Prishtina që nuk e kanë luajtur ende ndeshjen e javës së nëntë.

Fitore shënoi edhe Drita që është e katërta poashtu me 14 pikë. Drita e mposhti Vëllaznimin në Gjakovë me rezultat 27:22.

Në Gjilan u luajt ndeshja në mes të Zhegrës e Drenicës. Ky takim nuk dha fitues. Përfundoi me rezultat të barabartë, 37:37. Pas pjesës së parë zhegrasit kishin një gol epërsi, 17:16, por në fund rezultati ishte i barabartë.

Vushtrria e ka fituar përballjen rajonale ndaj Trepçës me rezultatin 28:22. Mitrovicasit e fituan pjesën e parë me rezultat 12:11 por në të dytën vendasit u thyen fuqishëm dhe fituan dy pikë të reja.

Kryendeshja e javës së nëntë në mes të Kastriotit e Prishtinës luhet në mesjavën e ardhshme për shkak të ndeshjes evropiane të Kastriotit.

Besa Famgas – Samadrexha 45:14 (24:7)

Besa Famgas: Vokshi 4, Broqi 2, Y. Muqolli 16, D. Tahirukaj 11, Dri. Tahirukaj 7, Ramosaj, Kukrika 1, Berisha, Tafilaj 4, Mehmeti.

Samadrexha: A. Maloku 1, Av. Maloku 1, F. Maloku 2, Basholli 1, B. Maloku 3, Sh. Maloku, S. Maloku 3, Sopjani 3.

Zhegra – Drenica 37:37 (17:16)

Zhegra: Kurexhaj, F. Isufi 1, L. Haziri, Murseli 5, Aliu 9, Agushi 3, Shaqiri 1, A. Haziri 11, A. Isufi 6, Jakupi, Murseli 1.

Drenica: Gecaj, Lladrovci, Hamza 3, Muqolli, Hasani 3, Binaku 4, Haxhiaj 3, Mehmeti 6, Zekaj 2, Sahiti 2, S. Hasani 3, Qorri 10.

Vëllaznimi – Drita 22:27 (10:13)

Vëllaznimi: Curri, Luzha, Rama 2, Rexha, Neziri 6, Mamusha 2, Spahija 6, Halili 3, Fana 1, Gaxha 2.

Drita: Buqinca, Sylejmani, Cimili 7, Maxhera 2, Gubetini 6, Shahini, Veliu, Selmani 7, Azizi, Misini 4, Mehmeti, Mustafi 1, Shaqiri.

Vushtrria – Trepça 28:22 (11:12)

Vushtrria: Pllana, Melenica, Karaqa, Jashari 3, Mehmeti, Neziri, Sadiku 1, Abazxhiku 5, Musa 6, Jashari 3, Mejzini 3, Krasniqi, Emini, Lahu 1, Shabani 6, Hyseni.

Trepça: Beqiri 3, Qela, Qela, Beqiri, Shala 8, Terziqi, Tahiri, Shabani 5, Mujka 4, Qabra 1, Fejzullahu 1, Voca, Pllana.

Lajme tjera