Besa luan fuqishëm në Norvegji, humb më thellë se që e meritoi

Kampioni i Kosovës në hendboll, Besa Famgas është paraqitur fuqishëm të dielen përballë nënkampionit të Norvegjisë, Drammenit.

Ndeshja e luajtur në Drammen të Norvegjisë para 600 shikuesve ishte e para e rrethit të dytë të Kupës së EHF-së. Në fund Drammeni fitoi me 11 gola dallim, por rezultati 37:26 nuk e dëshmon atë që skuadrat e shfaqën në fushën e lojës. Rezultati është dashur për disa gola të jetë më i ngushtë, në bazë të asaj që djelmoshat e Arben Muqollit kanë shfaqur. Thuajse vazhdimisht lojtarët e Besës ishin rivalë të barabartë me ata të Drammenit. Drammeni është skuadër me përvojë të gjatë në Evropë, ndërsa në përbërje ka edhe reprezentues të Norvegjisë, që është prej vendeve evropiane me hendbollin më të zhvilluar. Nga pakujdesia lojtarët e Besës në fund të takimit pranuan shumë gola, që nuk është dashur t’i pranojnë.

Por paraqitja në Norvegji jep shpresë për një paraqitje edhe më të mirë të shtunën tjetër në Pejë kur luhet ndeshja e kthimit. Lojtarët e Besës kanë dëshmuar se mund të maten edhe me lojtarë të një skuadre cilësore si Drammeni.

Besa në rrethin e parë e kishte eliminuar Batumin e Gjeorgjisë. Fundjavën tjetër ndeshje evropiane kanë edhe Kastrioti e Prishtina. Do të jetë një fundjavë hendbolli, siq është edhe i tërë muaji.

Drammen – Besa Famgas 37:26 (18:12)

Besa Famgas: Gjuka 8, Jupa 7, Kukrika 4, Dre. Tahirukaj 4, Idrizi 1, Ramosaj 1, Dri. Tahirukaj 1, Berisha, Broqi, D. Idrizi, Mehmeti, J. Muqolli, Y. Muqolli, Tafilaj, Tetova, Vokshi.

Share on facebook
Share on twitter
Share on whatsapp
Share on email

Lajme tjera

Suksesi i Kombëtares së Kosovës në hendboll në kualifikimet për “Euro 2022” , vazhdon të …

Vushtrria ka zënë vend në finale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat). …

Kombëtarja e Kosovës në hendboll e ka mbyllur të dielën fazën e dytë kualifikuese për …

KHF Istogu pa telashe e ka fituar edhe ndeshjen e dytë ndaj Ferizajt dhe kështu …

Rahoveci do të luaj në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt) në edicionin e ardhshëm. …

Suksesi i Kombëtares së Kosovës në hendboll në kualifikimet për “Euro 2022” , vazhdon të vlerësohet. Kosova ishte në …

Vushtrria ka zënë vend në finale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat). Finalen skuadra vushtrriase e …

Kombëtarja e Kosovës në hendboll e ka mbyllur të dielën fazën e dytë kualifikuese për “Euro 2022”. Në Alingsas …

KHF Istogu pa telashe e ka fituar edhe ndeshjen e dytë ndaj Ferizajt dhe kështu ka bërë vend në …

Rahoveci do të luaj në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt) në edicionin e ardhshëm. Kalimin në Superligë “vreshtarët” …

Drita e Gjilanit do të luaj në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat) edhe në edicionin e ardhshëm. Mbetjen …

Kombëtarja e Kosovës në hendboll të premten ka udhëtuar për në Suedi, ndërsa sot vazhdon përgatitjet për ndeshjen përmbyllës …

Pasi fundjavën e kaluar filloi gara në Ligën e Pionierëve, këtë javë garat i nisin edhe pionieret. Në grupin …

Federata e Hendbollit e Kosovës

House of Sport

Kati II nr. 15
Agim Ramadani nr.253
10000 Prishtina
Kosova

Tel: +383 38 248 759

Për ne

Garat

Përfaqësueset

Shoqatat

© Copyright - Kosova Handball Federation

Made in Kosova