Besa me fitore shumë të thellë ndaj Trepçës

Egzon Gjuka ka shënuar tetë gola ndërsa Kastriot Jupa, Jon Muqolli e Ylli Muqolli nga gjashtë, në ndeshjen të cilën Besa Famgas e fitoi me rezultat shumë të lartë ndaj Trepçës. 46:17 në të mirë të Besës ishte rezultati i ndeshjes së luajtur të martën në palestrën “Karagaçi” në Pejë.

Me këtë ndeshje është hapur java e dhjetë e Superligës së Kosovës në hendboll. Për Besën ishte fitorja e dhjetë rresht. Prinë në tabelë me 20 pikë. Kampioni aktual pas pjesës së parë kishte epërsi prej 18 golave (24:6). Trepça është e treta me 13 pikë.

Besa Famgas – Trepça 46:17 (24:6)

Besa Famgas: Mehmeti, Idrizi 1, Vokshi 3, Jupa 6, Y. Muqolli 6, Visoka 4, Luzha, Tahirukaj 4, Kukrika 1, Prce 2, Thaqi, Ramosaj 3, Gjuka 8, J. Muqolli 6, Mushkolaj 2.

Trepça: A. Shabani 3, Sejdijaj, Mujka, Buqinca, Cimili 6, Nimani, Beqiri 1, K. Terziqi, Zhuri 4, B. Terziqi, Maxhera 1, R. Shabani 1, Neziri, Qabra 1, Voca, Shala.

Lajme tjera