Besa me fitore të lartë në Gjakovë

Besa Famgas ka vazhduar dominimin në Superligën A të Kosovës në hendboll. Në kuadër të javës së 24-t, Besa Famgas të dielën në Gjakovë e mposhti Vëllaznimin me 30 gola dallim, 47:17. Pas pjesës së parë rezultati ishte 22:7 në të mirë të pejanëve.

Bujar Ramosaj i realizoi 10 gola për Besën, ndërsa 9 gola i kishte Yll Muqolli. Te Vëllaznimi nga 4 gola i shënuan Ardi Halili e Mali Luzha.

Besa Famgas udhëheq me 48 pikë. I ka fituar 24 ndeshjet e deritashme. Vëllaznimi është i pesti me 20 pikë.

Lajme tjera