Kastrioti merr pikët në Samadrexhë

Kastriotit të Ferizajt i ka takuar ndeshja e fundit e javës së 18-të të Superligës së hendbollisteve. Kastrioti të dielën fitoi 28:24 ndaj Samadrexhës. Ndeshja është luajtur në Samadrexhë. Ermira Saliu ishte më efikasja te Kastrioti me 8 gola. Nga 6 i shënuan Puhiza Gasha e Elda Hoxha. Arlinda Maloku shënoi 11 gola për Samadrexhën. […]

Besa me fitore të lartë në Gjakovë

Besa Famgas ka vazhduar dominimin në Superligën A të Kosovës në hendboll. Në kuadër të javës së 24-t, Besa Famgas të dielën në Gjakovë e mposhti Vëllaznimin me 30 gola dallim, 47:17. Pas pjesës së parë rezultati ishte 22:7 në të mirë të pejanëve. Bujar Ramosaj i realizoi 10 gola për Besën, ndërsa 9 gola […]

Bytyqi e Kasapi drejtuan ndeshje çerekfinale në Ligën Evropiane

Një tjetër delegim evropian kishin gjyqtarët e Federatës së Hendbollit të Kosovës këtë fundjavë. Dy gjyqtarët gjakovarë, Ilir Bytyqi e Syart Kasapi, të shtunën drejtuan ndeshjen e hendbollisteve në mes të Dunarea Braila dhe Minaur Baia Mare. Ndeshja e dy skuadrave rumune u zhvillua në Braila. Fitore me rezultat 31:24 shënoi skuadra mysafire, Minaur Baia […]

Trepça fiton derbin dhe del në vend të tretë

Pivoti Sali Maxhera ka shënuar 9 gola për ta udhëhequr skuadrën e Trepçës në derbin ndaj Kastriotit. Ndeshja e luajtur të shtunën në Ferizaj u fitua nga “xehetarët” me rezultat 34:28. Trepça i është revanshuar ferizajasve për humbjën që ia shkaktuan në ndeshjen e kaluar në Mitrovicë. Ndeshja Kastrioti – Trepça i takoi xhiros së […]