Pivoti Sali Maxhera ka shënuar 9 gola për ta udhëhequr skuadrën e Trepçës në derbin ndaj Kastriotit. Ndeshja e luajtur të shtunën në Ferizaj u fitua nga “xehetarët” me rezultat 34:28. Trepça i është revanshuar ferizajasve për humbjën që ia shkaktuan në ndeshjen e kaluar në Mitrovicë.
Ndeshja Kastrioti – Trepça i takoi xhiros së 24-t të Superligës A të Kosovës në hendboll (meshkujt).
Pos Maxherës te Trepça u dalluan edhe Alban Shabani me 7 gola e Fidan Cimili me 6. Te Kastrioti më efikasi ishte Hamdi Salihu me 10 gola, kurse 8 gola i kishte Festim Mustafa.
Trepça tani është e treta me 26 pikë, ndërsa Kastrioti renditet i katërti me 24 pikë.
Në ndeshjen tjetër të Superligës A, Prishtina fitoi në Drenas ndaj Drenicës me 44:25. Prishtina është e dyta me 39 pikë kurse Drenica e gjashta me 16 pikë.
Në Superligën B u luajtën ndeshjet e xhiros së 22-të. Llapi ishte bindës ndaj Vushtrrisë, duke fituar me rezultat 35:24. Llapi me këtë fitore ka dalë në vend të dytë me 18 pikë, tri më pak se Zhegra që udhëheq. Vushtrria ka rënë në vend të tretë (të parafundit) me 16 pikë. Prizreni është i fundit (4) me 3 pikë. Zhegra fitoi ndaj Prizrenit me 43:30.
Trepça fiton derbin dhe del në vend të tretë

Ashtu si pritej, Besa Famgas nuk ka hasur shumë rezistencë për të kaluar në finale …
Prishtina është kualifikuar në finale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt). Prishtina …
Të martën (sot) luhen ndeshjet e dyta gjysmëfinale të plejofit të Superligës së Kosovës në …
Deçani është kampion i Ligës së Parë të Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. …
Ulpiana e Lipjanit është kampione e Ligës së Parë të Kosovës në hendboll në konkurrencë …
Besa Famgas pa telashe kalon në finale të plejofit
Ashtu si pritej, Besa Famgas nuk ka hasur shumë rezistencë për të kaluar në finale të plejofit në Superligën …
Prishtina në finale të plejofit
Prishtina është kualifikuar në finale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt). Prishtina të martën pasdite e …
Të martën (sot) luhen ndeshjet e dyta gjysmëfinale të plejofit të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të …
Deçani është kampion i Ligës së Parë të Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Deçani vazhdon të konfirmohet …
Ulpiana e Lipjanit është kampione e Ligës së Parë të Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Ulpiana ka …
Fitore për skuadrat ferizajase
Skuadrat ferizajase kanë fituar ndeshjet e së dielës në Superligën e hendbollisteve. Në kuadër të javës së 21-të, kampioni …
Tri për vendasit një për mysafirët
Skuadrat vendase kanë fituar tri prej katër ndeshjeve të luajtura të shtunën në kuadër të javës së 21-të të …
Prishtina fiton bindshëm ndaj Trepçës
Me fitore bindëse Prishtina e ka nisur serinë gjysmëfinale të plejofit ndaj Trepçës. Ndeshja e luajtur të shtunën pasdite …