Besa mposht Deçanin dhe kthehet në vendin e parë

Pas paraqitjes dinjitoze në skenën evropiane, Besa Famgas i është kthyer ndeshjeve në Superligën e Kosovës. Besa të martën e luajti ndeshjen e javës së 12-të ndaj Deçanit. Fitoi me rezultat 42:17, ndonëse pushoi disa prej lojtarëve bartës.

Jon Muqolli e Arbios Mushkolaj ishin më efikasët te ekipi pejan me nga 8 gola. Jon Vokshi e Ermal Dukaj i shënuan nga 7 gola.

Mirsad Jashari i shënoi 4 gola për Deçanin. Ilir Thaqi, Drilon Tahirukaj e Arion Tanushi i kishin nga 3 gola.
Me fitore Besa Famgas është kthyer në vendin e parë në tabelë. I ka 20 pikë nga dhjetë ndeshje. Deçani mbetet i teti me 6 pikë.

Lajme tjera