Besa mposhtet në Kroaci, e synon rikthimin në ndeshjen në Pejë

Kampionia e Kosovës në hendboll, Besa Famgas, ka humbur ndeshjen e parë të raundit të tretë të Kupës Evropiane. Të dielën mbrëma në Zagreb, Besa u mposht nga MRK Sesvete me rezultat 31:23. Pas pjesës së parë rezultati ishte 15:10.
Skuadra kroate e nisi më mirë ndeshjen dhe mbajti epërsi të lehtë në pjesën e parë. Por skuadra jonë nuk u zmbraps. Në pjesën e dytë luajti shumë më mirë dhe gradualisht u afrua në rezultat. Ia doli të barazoi rezultatin në 19:19, por më pas Besa pati një krizë në lojë. Në fakt lojtarëve të Besës u mungoi qetësia, kurse portieri i skuadrës vendase shfaqi formë të lartë. Me seri 10:0, Sesvete u shkëput në 29:19. Besa u mundua të reagoi, ndërsa ia doli të afrohet në tetë gola. Rezultati në fund ishte 31:23.
Ndeshja e kthimit është pas një jave në Pejë, kurse Besa do ta tentoi rikthimin dhe kualifikimin.
Mursel Memeti i kishte 11 pritje te Besa. Nga pesë gola i shënuan Egzon Gjuka (10/5), Nikola Prce (11/5) dhe Ivan Majiq (5/5). Denis Shabanoviq i realizoi katër gola nga pesë tentime.

Lajme tjera