Kampionia aktuale Besa FamGas e ka nisur me fitore të thellë garimin në Superligën A, ku gjashtë skuadrat e para në tabelë pas pjesës së rregullt të garave, luftojnë për inkuadrim në plejof. Besa të martën mbrëma në Pejë fitoi ndaj Vëllaznimit të Gjakovës me rezultat 42:22. Pas 30 minutave lojë rezultat ishte 23:11 për pejanët. Besa tani prinë në klasifikim me 36 pikë nga 19 ndeshje. 18 xhirot e para janë luajturnë kuadër të pjesës së rregullt të garave, kurse tani në Superligën A luhen edhe dhjetë xhiro tjera. Vëllaznimi është i gjashti me 16 pikë.
Tre lojtarë shënuan nga gjashtë gola për Besën: B. Idrizi, E. Gjuka e K. Jupa, derisa plot 12 gola i kishte Dri. Tahirukaj. Gjithsej dhjetë lojtarë të Besës realizuan në këtë sfidë. Te Vëllaznimi më efikasët ishin E. Lluka e I. Leka me nga katër gola. Dy ndeshjet tjera të javës së parë të Superligës A, përkatësisht të javës së 19-të kampionale, luhen të enjten. Nga ora 16:00 takohen Prishtina e Zhegra, kurse nga ora 19:00 luajnë Kastrioti e Drita.
Në Superligën B, ku garohet për të evituar rënien nga Superliga, do të garojnë Trepça, Vushtrria, Samadrexha e Llapi.
Besa FamGas – Vëllazniimi 42:22 (23:11)
Besa FamGas: Curri, Idrizi 6, Biljaka 2, Broqi 1, Gjuka 6, Jupa 6, Tetova, Megjiq 3, D. Tahirukaj 2, Ramosaj 2, Kukrika 2, Berisha, Shala, Muqolli, Dri. Tahirukaj 12.
Vëllaznimi: Luzha, Sadriu 1, Cula 3, Mamusha 1, Fana, Gaxha 3, Lluka 4, Spahija 2, Kusari 1, Leka 4, Nagavci 2, Buza 1.