Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Besa pa telashe ndaj Vëllaznimit në Gjakovë

Besa Famgas nuk ka hasur telashe për ta fituar edhe një ndeshje në Superligën A të hendbollistëve. Të shtunën mbrëma në Gjakovë, Besa e Pejës fitoi ndaj Vëllaznimit vendas me rezultat 49:21. Epërsia e Besa Famgas ishte bindëse që pas pjesës së parë, 27:10. Jon Vokshi ishte i pandalshëm te Besa duke shënuar plot 14 gola. Kastriot Jupa i realizoi 9 gola.
Te Vëllaznimi nga 4 gola i shënuan Arbër Neziri e Arnis Spahija.
Për Besën është fitorja e 24-t rresht në këtë kampionat. Udhëheq bindshëm në tabelë me 48 pikë. Vëllaznimi është i gjashti, i fundit në Superligë A, me 19 pikë.

Lajme tjera