Kampioni i Kosovës në hendboll (meshkujt), Besa Famgas, do të luajë me skuadrën zvicerane, Pfadi Winterthur në raundin e parë kualifikues të Kupës së EHF-së. Shorti është tërhequr të martën. Skuadra pejane ka përvojë të gjatë në kupa evropiane dhe disa herë ka kaluar në raundin e dytë të Kupës së EHF-së.
Besa ndeshjen e parë e luan më 31 gusht apo 1 shtator, ndërsa të kthimit një javë më vonë.
Pfadi Winterthur është skuadër cilësore dhe poashtu me përvojë të gjatë në garat evropiane. Por kampioni jonë do të kërkojë suksesin ndaj zviceranëve me shpresë për të bërë edhe ndonjë hap tutje në skenën evropiane.