Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Besa të shtunën kërkon finalen, Prishtina të dielën

Besa Famgas planifikon që të shtunën të sigurojë kalimin në finale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt).

Besa ishte bindëse të enjten ndaj Rahovecit dhe fitoi gjysmëfinalen e parë. Ndonëse Besa ishte vendase, ndeshja u luajt në Rahovec për shkak se palestra në Pejë ishte e zënë. Ndeshja e kthimit luhet në Pejë, ndonëse Rahoveci është vendas. Kështu kanë arritur marrëveshje klubet.

Rahoveci e Besa Famgas takohen të shtunën nga ora 20:30.

Ndërkohë të dielën prej orës 20:30 është ndeshja në mes të Trepçës dhe Prishtinës. Prishtina udhëton me synim për të kaluar në finale, ndërsa “xehetarët” synojnë që serinë gjysmëfinale ta dërgojnë në ndeshjen e tretë. Trepça të enjten ishte më e mirë se Prishtina në pjesën e parë, por skuadra kryeqytetase shfaqi dukshëm më tepër në pjesën e dytë dhe fitoi sfidën. Në ‘Minatori” pritet ndeshje e fortë dhe interesante deri në fund.