Besa udhëton në Norvegji, të dielen takohet me Drammenin

Pasi u paraqit fuqishëm në rrethin e parë të Kupës së EHF-së, kampioni i Kosovës në hendboll , Besa Famgas këtë fundjavë nis garën në rrethin e dytë të Kupës së EHF-së. Përballë ekipit pejan të dielen do të jetë ekipi nga Norvegjia, Drammen, me përvojë të gjatë e të suksesshme në Evropë. Drammeni është nënkampion i Norvegjisë dhe ndeshjet ndaj kësaj skuadre do të jenë sfiduese për djelmoshat e Arben Muqollit. Por lojtarët e skuadrës pejane kanë nisur me kohë përgatitjet, janë në formë të mirë dhe janë shprehur optimist për përfaqësim të denjë në Norvegji, ndonëse janë të vetëdijshëm për forcën e ekipit norvegjez.

Ekspedita e Besës të premten ka udhëtuar për në Norvegji dhe tashmë është vendosur në Drammen. Drammeni garën në Kupën e EHF-së e nis prej rrethit të dytë, derisa Besa Famgas në rrethin e parë e mposhti Batumin e Gjeorgjisë. Ndeshjet ishin luajtur më 8 e 9 shtator në Pejë, ndërsa Besa kishte fituar fillimisht me rezultat 30:20 e më pas me rezultat 37:22.

Ndeshja Drammen – Besa Famgas luhet të dielen nga ora 18:00 ndërsa drejtohet nga gjyqtarët rumun Mihai Marian Pirvu dhe Radu Mihai Potriniche. Ndeshja e kthimit është më 13 tetor në palestrën “Karagaçi” në Pejë. Te Besa janë shprehur të vendosur që të paraqiten sa më mirë në Norvegji, që në ndeshjen e dytë të jenë më komod. Federata e Hendbollit të Kosovës i dëshiron skuadrës së Besës paraqitje të nivelit sa më të lartë.

Ndeshjen mund ta ndiqni live në programin e EHF TV në këtë link

https://www.ehftv.com/int/livestream/drammen-hk-kh-besa-famgas/1343103
Share on facebook
Share on twitter
Share on whatsapp
Share on email

Lajme tjera

Përzgjedhësi i Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave, Agron Shabani, ka publikuar të hënën …

Kapiteni Valon Dedaj është i motivuar për ta udhëhequr lojën e Kombëtares së Kosovës në …

Shqiponja e Gjakovës e organizon edhe këtë vit turneun tradicional për hendbolliste. Në kuadër të …

Kombëtarja e Kosovës në hendboll ka vazhduar përgatitjet për ndeshjen e së mërkurës ndaj Rumanisë. …

Të dielën u luajtën dy ndeshjet e fundit të javës së 16-të të Superligës së …

Përzgjedhësi i Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave, Agron Shabani, ka publikuar të hënën listën për ndeshjet kualifikuese …

Kapiteni Valon Dedaj është i motivuar për ta udhëhequr lojën e Kombëtares së Kosovës në ndeshjen e së mërkurës …

Shqiponja e Gjakovës e organizon edhe këtë vit turneun tradicional për hendbolliste. Në kuadër të festave të marsit, Shqiponja …

Kombëtarja e Kosovës në hendboll ka vazhduar përgatitjet për ndeshjen e së mërkurës ndaj Rumanisë. Hendbollistët tanë kanë zhvilluar …

Të dielën u luajtën dy ndeshjet e fundit të javës së 16-të të Superligës së hendbollisteve.Ashtu si pritej, Prishtina …

Me vetëm një gol dallim ka përfunduar ndeshja e javës së 20-të të Superligës B në mes të Zhegrës …

Llapi nuk ka lejuar befasi dhe ka fituar thellë ndaj Prizrenit. Ndeshja e parë e javës së 20-të të …

Ferizaj e ka fituar derbin e qytetit të hendbollit ndaj Kastriotit. Ndeshja e javës së 16-të të Superligës së …