Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Bislimi: Kastrioti është gati për Superkupë, do të japim më të mirën

Fillimi i mirë i stinorit pranveror ka motivuar skuadrën e Kastriotit para ndeshjes për Superkupën e Kosovës në hendboll. Kështu ka deklaruar kapiteni i skuadrës ferizajase, Jeton Bislimi.
Kastrioti fillimisht barazoi në udhëtim me Rahovecin, ndërsa në fundjavën e kaluar e mposhti Prishtinën. Sidomos fitorja me Prishtinën ka frymëzuar ferizajasit para ndeshjes me Besa Famgasin.
Besa Famgas e Kastrioti takohen të enjten prej orës 15:30 në palestrën e qytetit në Istog për të përcaktuar fituesin e trofeut të parë të edicionit 2022/2023.
“Në këtë ndeshje presim të japim më të mirën e mundshme si ekip. Stinorin e kemi filluar mbarë, ndërsa fitorja e fundit na ka shtyrë që të punojmë edhe më shumë si ekip. Presim që ndeshja e Supekupës të jetë e mirë dhe që të dy skuadrat të angazhohen. Jemi të vetëdijshëm për ekipin e Besës, por ne si ekip do të mundohemi të bëjmë më të mirën në këtë takim. Në fund le të fitojë ekipi që e meriton”, ka thënë pivoti Jeton Bislimi.
Superkupa organizohet në kuadër të shënimit të 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Ndeshjet për Superkupë do të luhen çdo vit tani e tutje.

Lajme tjera