Bordi i FHK-së mbanë mbledhjen e fundit për këtë vit, merren vendime të rëndësishme

Nën udhëheqjen e presidentit Eugen Saraçini, Bordi i Federatës së Hendbollit të Kosovës të mërkurën e ka mbajtur mbledhjen e fundit për këtë vit. Janë shqyrtuar tema të rëndësishme dhe aktuale për hendbollin tonë.
Në mbledhje është vlerësuar se përkundër telasheve që i ka shkaktuar pandemia, viti 2021 ishte i suksesshëm për FHK-në. Janë vlerësuar sukseset ndërkombëtare të Kombëtareve seniore, e po ashtu garat vendore të organizuara me shumë sukses.

Është diskutuar edhe për përgatitjet e Kombëtares për ndeshjet e janarit, që i takojnë kualifikimeve për Botërorin 2023.

Bordika vendosur që afati kalimtar të jetë i hapur prej 7 deri më 15 janar.
Me vendim të Bordit, Federata e Hendbollit e Kosovës i shpall më të mirët e vitit 2021 më 21 janar.
Gjithashtu është shqyrtuar raporti i Komesarit të garave, që është miratuar nga Bordi.

Lajme tjera