Britania e Madhe fiton titullin e kampionit në grupmoshën U20

Britania e Madhe ka fituar titullin e kampionit në IHF Trophy për zonën evropiane në grupmoshën e juniorëve (U20).
Britanikët kanë fituar të gjitha katër ndeshjet dhe me pikë maksimale, tetë, shpallen kampionë.
Të shtunën në ditën e fundit të kampionatit në Prishtinë, Britania e Madhe fitoi ndaj Andorrës me rezultat 35:18. Kështu e siguroi titullin e kampionit.
Ndeshja e parë ishte më e vështira për Britaninë. Fitoi 23:22 ndaj Bullgarisë. Më pas fitoi 30:22 ndaj Kosovës.
Me Maltën, Britania e Madhe fitoi 30:19.
Britania e Madhe kështu kualifikohet për IHF Trophy Intercontinental.
E urojmë ekipin e Britanisë së Madhe dhe i dëshirojmë sukses në fazën ndërkontinentale.

Lajme tjera