Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Burneta Rama: Jemi shumë të motivuara

Motivi te skuadra e Vushtrrisë është maksimal në prag të ndeshjes së dytë të serisë finale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat). Ndeshjen e parë finale e ka fituar bindshëm skuadra e Istogut.
Ndërkohë ndeshja e dytë luhet të mërkurën prej orës 19:00 në Vushtrri.
Kapitenja e Vushtrrisë, Burneta Rama, ka theksuar se skuadra është gati për të shfaqur shpirtin luftarak.
“Rezultati 1:0 nuk na ka demotivuar. E kemi dëshmuar këtë edhe në gjysmëfinale që ka qenë motiv dhe mobilizim për lojën e dytë. Kështu që jemi të përgatitura për lojë, pavarësisht se kemi një ekip me lojtare të reja. Jemi vendase dhe e kemi përkrahjen e publikut gjë që është shumë e rëndësishme për ne. Do të japim maksimumin që të zhvillojmë lojë të mirë dhe të shkojmë në ndeshjen e tretë finale. Do dëshmohemi si ekip me shpirt luftarak”, ka theksuar Burneta Rama.