Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Cabanas: Kemi pritje të mëdha

Kampionia e Kosovës, Besa Famgas, është e gatshme për dy ndeshjet e para evropiane të këtij edicioni. Të shtunën nga ora 16:00 dhe të dielën nga ora 15:00, Besa Famgas në palestrën “Karagaçi” në Pejë luan ndaj skuadrës boshnjake, Bosna Vispak Visoko. Janë këto ndeshje të raundit të dytë të Kupës Evropiane. Besa Famgas po dominon në Superligë, ndërsa synimi është për hapa para në skenën evropiane. Pejanët kanë formuar skuadër për të bërë lëvizjen para.“Nisim garimin evropian me mendje për të kaluar në raundin e tretë. Kemi pritje të mëdha”, thotë trajneri spanjoll i Besa Famgas, Javier Cabanas.“Do të jetë vështirë pasi Bosna Visoko është ekip i mirë. Por i luajmë dy ndeshjet në shtëpi dhe kjo duhet të jetë përparësi për ne. Nëse mbrohemi mirë dhe mund të vrapojmë në kundërsulm, besoj se mund të fitojmë’, ka shtuar Cabanas.