Prej 8 deri më 16 korrik në Prishtinë mbahet Kampionati Evropian për hendbollistet deri 19 vjet.
Shorti për këtë Evropian të Divizionit B u tërhoq të martën.
Kosova U19 është në grupin A së bashku me Sllovakinë, Italinë, Finlandën dhe Britaninë e Madhe.
Në grupin B janë Austria, Polonia, Letonia e Izraeli.
Evropiani do të jetë një mundësi e mirë për të ngritur nivelin e hendbollisteve të reja.
EHF-ja organizon dy kampionate të Divizionit B dhe një të Divizionit A.