Të shtunën në Gjakovë ka nisur Final8 i Ligës së Pioniereve të Kosovës në hendboll. Janë luajtur ndeshjet çerekfinale, ndërsa është treguar hendboll i mirë. Në skenë kanë dalë lojtare të reja me shumë potencial për të ardhmen.
Çerekfinalja e parë ishte në mes të Samadrexhës dhe CLICK-ut. Samadrexha fitoi me rezultat 27:18. Elisa Krasniqi i shënoi 13 gola për Samadrexhën. Endiona Pireci i kishte pesë gola për CLICK-un.
Çerekfinalen mes Vëllaznimit dhe Vushtrrisë e fituan vushtrriaset me rezultat 27:16. Medina Mehmeti, Anisa Rashica dhe Lumturije Beqiri i shënuan nga gjashtë gola për Vushtrrinë.
Nga pesë gola për Vëllaznimin i shënuan Erda Macula e Arona Kalludra.
Në gjysmëfinale kaloi edhe Ferizaj që fitoi ndaj Istogut me rezultat 21:16. Shijesa Zeneli shënoi 10 gola për Ferizajn. Tek Istogu më efikasja ishte Elsa Shala me pesë gola.
Fitore bindëse shënoi Shqiponja ndaj Ulpianës. 29:14 fitoi skuadra gjakovare.
Jonesa Bajrami i shënoi 12 gola për Shqiponjën. Fjolla Berisha shënoi shtatë gola për Ulpianën.
Ndeshjet gjysmëfinale janë të dielen. Gjysmëfinalja e parë zhvillohet prej orës 12:00, ndërsa e dyta prej orës 13:30.