Kastrioti në Bosnjë-Hercegovinë me synim për ta mbrojtur epërsinë nga ndeshja e parë

Të dielën nga ora 18:00 Kastrioti i Ferizajt e luan ndeshjen e kthimit në raundin e parë të Kupës Evropiane (EHF European Cup) për hendbollistë.Në Tuzlla të Bosnjë-Hercegovinës, skuadra ferizajase takohet me skuadrën e suksesshme boshnjake, RK Sloboda.Ferizajasit kanë udhëtuar me optimizëm për në Tuzëll, me synim për të dhënë më të mirën për ta […]
Istogu – Samadrexha, derbi i xhiros

Xhiroja e dytë sjell derbin e radhës në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.Të dielën nga ora 18:00 përballen Istogu e Samadrexha, dy prej skuadrave që synojnë kreun e tabelës. Për Samadrexhën është ndeshja e parë e edicionit, ndërsa kampioni Istogu kërkon të reagojë pas humbjes nga Ferizaj në xhiron e parë.Për […]
Rahoveci kërkon fitoren e dytë, Besa Famgas të parën

Me ndeshjen Vushtrria – Rahoveci fillon xhiroja e dytë e Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.Kjo ndeshje zhvillohet të shtunën nga ora 20:00 në palestrën “Jeton Tërstena – Tota” në Vushtrri.Kampioni Rahoveci vlerësohet favorit i madh. Të hënën Rahoveci fitoi derbin ndaj Besa Famgasit dhe tani e kërkon fitoren e dytë. Fitore […]
Kastrioti po bëhet gati për ndeshjen e kthimit, në Evropë edhe pesë skuadra tjera

Kastrioti e ka nisur mbarë edicionin 2024/2025 të garave evropiane, sa i takon ekipeve kosovare të hendbollit. Të shtunën në Ferizaj, në atmosferë shumë të ngrohtë dhe para një numri të madh shikuesish, Kastrioti e mposhti skuadrën boshnjake, Sloboda Tuzla, me rezultat 30:29. Ferizajasit arritën te fitorja falë përkushtimit maksimal dhe luftës sportive deri në […]
Rahoveci e fiton derbin e fillimit të edicionit

Besa Famgas e Rahoveci kanë luajtur derbi të vërtetë të hënën mbrëma në palestrën “Karagaçi” në Pejë. Në fund kampionët nga Rahoveci i morën dy pikë me vete.Rahoveci e fitoi 34:31 derbin e fillimit të edicionit, përkatësisht të xhiros së parë të Superligës së Kosovës në hendboll.Kishte rivalitet, aksione e gola të bukur e mbrojtje […]
Ferizaj fiton derbin me Istogun

Ferizaj e ka nisur mbarë edicionin e ri në Superligën e Kosovës në hendboll.Të dielën mbrëma në palestrën “Bill Clinton”, hendbollistet ferizajase mposhtën kampionin, Istogun, me rezultatin 33:31.Derbi i xhiros së parë ishte i fortë dhe shumë i luftuar, nga fillimi e deri në fund. Në pjesën e parë Istogu u shkëput deri në tri […]
Fitore bindëse për Shqiponjën e Vushtrrinë, fiton edhe Kastrioti

Shqiponja e Gjakovës e ka nisur me fitore bindëse edicionin 2024/2025 të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.Të shtunën në kuadër të xhiros së parë, Shqiponja fitoi ndaj Prishtinës me rezultat 47:25. Ndeshja u zhvillua në Gjakovë.Alma Nivokazi i realizoi 15 gola për ta udhëhequr Shqiponjën drejt fitores. 10 gola i kishte […]
Në Pejë derbi i xhiros së parë

Besa Famgas – Rahoveci është kryendeshja e xhiros së parë në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.Besa e Rahoveci në edicionin e kaluar u takuan në finale të plejofit. Rahoveci fitoi titull historik, duke i dhënë fund dominimit shumëvjeçar të ekipit pejan.Dy skuadrat kanë pretendime të mëdha edhe në edicionin 2024/2025. Dhe […]
Tri ndeshje të shtunën, derbi të dielën në Ferizaj

Me ndeshjen Shqiponja – Prishtina fillon edicioni 2024/2025 në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.Kjo ndeshje zhvillohet të shtunën nga ora 13:30 në Gjakovë.Të shtunën janë edhe dy ndeshje të tjera të javës së parë.Nga ora 14:30 në Pejë takohen Besa dhe Kastrioti. Prej orës 18:00 është ndeshja Vushtrria – Verona. Të […]
Superkupa “Izet Gjinovci” në koleksionin e Rahovecit

Rahoveci është fitues i Superkupës së Kosovës – edicioni Izet Gjinovci.Të shtunën mbrëma në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec, “vreshtarët” mposhtën Kastriotin e Ferizajt me rezultat 38:34.Ndeshja ishte dramë e vërtetë.Rahoveci e fitoi pjesën e parë me rezultat 22:18.Ferizajasit u kthyen në pjesën e dytë dhe krijuan epërsi deri në tri gola, 28:25.Por më pas […]