Nesër FHK-ja shpall më të mirët

Ceremonia “Laureatët e vitit 2021” do të mbahet të mërkurën (nesër) nga ora 17:00 në Hotel International Prishtina.Do të veçohen më të mirët e vitit 2021, që ishte i suksesshëm për hendbollin tonë.Pos hendbollistit dhe hendbollistes së vitit do të shpallen edhe fitues të tjerë në disa kategori.Për shkak të masave anti-kovid, ceremonia nuk është […]

Më 26 janar shpallen më të mirët e vitit

Federata e Hendbollit të Kosovës (FHK) e vazhdon traditën e shpalljes së atyre që janë dalluar gjatë vitit paraprak. Ndonëse të sfiduar fuqishëm nga pandemia, sukseset e hendbollit kosovar gjatë vitit 2021 nuk kanë munguar.Dhe ata që janë dalluar gjatë vitit të kaluar, do të nderohen e falënderohen në ceremoninë që do të mbahet më […]

Afat i pasur kalimtar: Mushkolaj te Deçani, Mustafa te Prishtina

Ka përfunduar afati kalimtar i janarit për hendbollistë dhe hendbolliste. Ndonëse në mes të kampionatit, afati ishte i pasur me shumë lëvizje të bëra nga skuadrat. Mjedis kanë ndërruar edhe disa prej reprezentuesve të Kosovës. Kështu Arbios Mushkolaj në pjesën e dytë të kampionatit pritet të luaj për Deçanin. Ai ka bërë kërkesë për huazim […]

Sot fillon Kampionati Evropian i hendbollit

Në Hungari e Sllovaki, sot fillon Kampionati Evropian i hendbollit në konkurrencë të meshkujve. Marrin pjesë 24 ekipe kombëtare. Është edicioni i 15-të i Evropianit dhe i dyti me 24 Kombëtare.Sllovenia – Maqedonia e Veriut (18:00) dhe Danimarka – Mali i Zi (20:30), janë ndeshjet e sotme në Grupin A.Në Grupin B sot është ndeshja […]

Bordi i FHK-së mbanë mbledhjen e fundit për këtë vit, merren vendime të rëndësishme

Nën udhëheqjen e presidentit Eugen Saraçini, Bordi i Federatës së Hendbollit të Kosovës të mërkurën e ka mbajtur mbledhjen e fundit për këtë vit. Janë shqyrtuar tema të rëndësishme dhe aktuale për hendbollin tonë.Në mbledhje është vlerësuar se përkundër telasheve që i ka shkaktuar pandemia, viti 2021 ishte i suksesshëm për FHK-në. Janë vlerësuar sukseset […]

KEP sërish partner i FHK-së

Numri i partnerëve të Federatës së Hendbollit të Kosovës sa shkon e rritet. Të premten FHK-ja ka firmosur marrëveshjen e sponsorizimit me institucionin mikro-financiar KEP.KEP është partner besnik i Federatës tonë. KEP-i edhe më herët ka sponsorizuar FHK-në për aktivitete të ndryshme të saj. Marrëveshja e sponsorizimit është për një vit dhe është nënshkruar në […]

Nënshkruhet marrëveshja e sponsorizimit me kompaninë Illyria

Federata e Hendbollit e Kosovës të mërkurën ka firmosur marrëveshjen e radhës për sponsorizim. Bazuar në legjislacionin në fuqi që rregullon sponsorizimin në fushën e kulturës dhe sportit, kemi nisur partnerit me Kompaninë e Sigurimeve Illyria. Bëhet fjalë për një kompani serioze, me të cilën presim të kemi bashkëpunim shumëvjeçar.Marrëveshjen njëvjeçare e kanë nënshkruar presidenti […]

Drejtuesit e FHK-së në Kongresin dhe ceremoninë festive të EHF-së

Drejtuesit e Federatës së Hendbollit të Kosovës, presidenti Eugen Saraçini dhe nënpresidenti Enis Idrizi, janë në Vjenë të Austrisë ku po marrin pjesë në dy aktivitete të rëndësishme të Federatës Evropiane të Hendbollit (EHF). Sot po mbahet Kongresi i 14-të i Jashtëzakonshëm i EHF-së, ndërsa do të shënohet edhe 30-vjetori i themelimit të Federatës Evropiane. […]

Holdhaus merr mostrat e lojtarëve të Kosovës, mban seminar për anti-dopingun

Në prag të ndeshjes kualifikuese për Botërorin 2023 me Belgjikën, në Kosovë ka qëndruar kreu i njësisë anti-doping të EHF-së, profesori Hans Holdhaus.Holdhaus gjatë qëndrimit në Kosovë ka marrë mostrat e lojtarëve të Kombëtares sonë për t’i analizuar për doping eventual.Qëndrimin në Kosovë ai e ka shfrytëzuar për të mbajtur një trajnim për anti-dopingun. Holdhaus […]

Presidenti Saraçini në Kongresin e IHF-së, Hassan Moustafa zgjedhet edhe për një mandat

Federata Ndërkombëtare e Hendbollit (IHF) në Kongresin e 38-të ka rizgjedhur Dr. Hassan Moustafan në krye të saj. Për egjiptianin Moustafa është mandati i gjashtë në krye të shtëpisë botërore të hendbollit. Mandati i tij është katërvjeçar.Në këtë Kongres të mbajtur “online”, nga Kosova mori pjesë Kryetari i Federates së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini.Në […]