Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Çifti Maloku nis rrugëtimin ndërkombëtar

Albion Maloku e Avdullah Maloku vlerësohen prej gjyqtarëve perspektiv në hendbollin kosovar. Dyshja Maloku javën e kaluar ka pasur një përvojë shumë të rëndësishme. Ata ishin pjesë e Kampionatit Mesdhetar për hendbollistet deri 16 vjet që u mbajt në Podgoricë të Malit të Zi.

Dy gjyqtarët tanë me të ardhme, kanë drejtuar plot pesë ndeshje në Kampionatin Mesdhetar, duke përfshirë edhe atë në mes të Spanjës dhe Sllovakisë që ishte e vlefshme për vend të pestë.

Albion dhe Avdullah Maloku kanë shfaqur nivel të lartë të referimit dhe kanë marrë vlerësime shumë pozitive.
Çifti Maloku gjatë qëndrimit në Podgoricë ka ndjekur edhe trajnimin e IHF-së, gjatë të cilit ka marrë informata shumë të rëndësishme.

Për çiftin Maloku përvoja në Podgoricë pritet të jetë shumë me vlerë për të ardhmen në hendboll.