Cula, Muhaxheri e Brahushi në seminarin qëndror të Federatës kroate

Një delegacion i Shoqatës së Trajnerëve të Federatës së Hendbollit të Kosovës po merr pjesë në seminarin qëndror të Shoqatës së Trajnerëve të Hendbollit të Kroacisë, që po mbahet në Poreq të Kroacisë. Seminari ka nisur të premten, ndërsa vazhdon punimet edhe të shtunën e të dielen. Punimet e seminarit po i ndjekin  edhe Leonard Cula, kryetar i Shoqatës së Trajnerëve të Hendbollit të Kosovës, Fatmir Muhaxheri, trajner i U-21 të Kosovës dhe ndihmës-trajneri i kësaj grupmoshe, Benon Brahushi.

Në seminar po marrin pjesë 650 trajnerë të hendbollit nga Kroacia, ndërsa trajnerët kosovarë po marrin pjesë si mysafir special, të ftuar nga përzgjedhësi i Kroacisë, Lino Çervar dhe Lidija Bojiç Çaçiq, menaxhere e seminarit.

Në seminar po shtjellohen tema shumë të rëndësishme për hendbollin bashkëkohor. Bojiç Çaçiq ligjëron edhe për trajnerët kosovarë që po e ndjekin shkollimin sipas RINCK Konventës. 

Lajme tjera