Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Deçanaset me fitore të madhe në Gjakovë

Jusuf Gërvalla e ka mposhtur Vëllaznimin në Gjakovë në ndeshjen e javës së gjashtë të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat). Ndeshja e luajtur të shtunën përfundoi me fitoren 29:27 të skuadrës deçanase. Pas pjesës së parë Jusuf Gërvalla udhëhoqi me rezultat 15:14.

Erjona Gecaj ishte më efikasja te Jusuf Gërvalla me 13 gola. Pesë gola i shënoi Ardijana Imeraj. Te Vëllaznimi u dallua Edona Radoniqi me 10 gola. 7 i shënoi Alba Bardhi.

Për Jusuf Gërvallën është fitorja e dytë këtë edicion. Vëllaznimi pësoi humbjen e katërt.

Të shtunën u luajt edhe ndeshja Vjosa – Ulpiana. Skuadra vendase fitoi me rezultat 28:23. Benita Shabani i shënoi 9 gola për Vjosën, ndërsa 5 i kishte Vjosa Imeri. Te Ulpiana u dallua Flamure Vokshi me 8 gola. Për Vjosën është fitorja e dytë. Ulpiana pësoi humbjen e gjashtë.