Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Deçani fiton garën e fatosave

Të shtunën në Deçan është zhvilluar gara në ligën e fatosave. Gara është zhvilluar në formë turneu, ndërsa kampion u shpallën fatosat e Deçanit. Ata në finale fituan ndaj Istogut me rezultat 14:8.
Fillimisht Rahoveci mposhti Besa Famgasin me rezultat 20:17. Në ndeshjen e dytë Deçani mposhti Llapin me 10:7, ndërsa Istogu fitoi ndaj Prishtinës me rezultat 20:11. Më pas Deçani fitoi ndaj Rahovecit me rezultat 20:4, kurse Istogu e mposhti Trepçën me 14:11.
Kështu Deçani e Istogu kaluan në finale. Gara ishte me rëndësi për të identifikuar fëmijët me talent dhe për t’i joshuar ata që të merren me hendboll.

Lajme tjera