Deçani e Llapi e kanë luajtur të shtunën ndeshjen e radhës në Superligën B të Kosovës në hendboll. Në kuadër të xhiros së 20-të, Deçani ka fituar ndaj Llapit me rezultat 34:25. Në pjesën e parë vendasit kishin epërsi të lehtë, ndërsa pas 30 minutave lojë rezultati ishte 16:12. Edhe pjesa e dytë u dominua nga Deçani.
Arbios Mushkolaj ishte më efikasi te Deçani me 12 gola. Nga 5 i shënuan Drilon Tahirukaj e Fatlind Mazrekaj. Te Llapi u dallua Besian Abazi me 7 gola. 5 i shënoi Artir Muçiqi.
Deçani udhëheq me 18 pikë. Llapi është io dyti me 11 pikë.