Deçani e ka fituar ndeshjen e mbetur me Vëllaznimin e Gjakovës. Të mërkurën mbrëma, skuadra deçanase fioti me rezultat 44:34.
Ndeshja i ka takuar javës së parë të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt).
Fatlind Mazrekaj ishte më efikasi te Deçani me 15 gola. Nga shtatë gola i realizuan Albilon Loshaj e Alesssander Santos.
Te skuadra gjakovare, 13 gola i kishte Ardi Halili. 11 herë realizoi Egzon Lluka.
Ndërkohë të enjten prej orës 19:30 luhet ndeshja e mbetur e xhiros së dytë të Superligës së hendbollisteve mes Istogut dhe Shqiponjës. Istogu në fundjavë kishte ndeshje evropiane dhe për këtë arsye ndeshja kampionale me skuadrën gjakovare u shty për të enjten.