Deçani e ka mposhtur Llapin në Podujevë, të dielën. Ndeshja e xhiros së shtatë të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt) përfundoi me rezultat 42:31 në të mirë të skuadrës deçanase.
Fillimi i ndeshjes ishte i barabartë, ndërsa shkëputja e Deçanit nisi në fund të pjesës së parë. Pas 30 minutave rezultati ishte 21:13 për mysafirët. Në pjesën e dytë Deçani ka mbajtur vazhdimisht epërsinë e lartë.
Ilir Thaqi i realizoi 13 gola për Deçanin, ndërsa 11 i kishte Fatlind Mazrekaj. Te Llapi u dalluan Rifat Visoka me 9 gola dhe Blerton Hasani me 8 gola.
Kjo ishte ndeshja e vetme e Superligës e luajtur të dielën.