Deçani fiton tjetër ndeshje në Superligën B

Deçani ka mposhtur Llapin në kuadër të Superligës B të Kosovës në hendboll. Të shtunën u luajt ndeshja e xhiros së 22-të, ndërsa deçanasit fituan me rezultat 35:31.
Shkëputje të lehtë Deçani bëri pas minutës së 20-të, ndërsa në pjesën e dytë llapjanët u kthyen duke barazuar 21:21. Prapë mysafirët bënë shkëputje, ndërsa Llapi u afrua në 32:30. Fundi i ndeshjes megjithatë i takoi Deçanit që fitoi 35:31.
Fatlind Mazrekaj i shënoi 12 gola për Deçanin, ndërsa dhjetë i kishte Albion Loshaj. Blerton Hasani shënoi 13 gola për Llapin, ndërsa pesë i kishte Rifat Visoka.
Deçani është i dyti, ndërsa Llapi i treti.

Lajme tjera