Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Deçani, kampion në Ligën e Pionierëve

Deçani është kampion në Ligën e Pionierëve në hendboll. Njomakët deçanas të hënën kanë kurorëzuar me titull kampioni një edicion të suksesshëm.
Në finale, Deçani e mposhti Besa Famgasin me rezultat të ngushtë, 17:16. Ashtu si pritej, finalja ishte e fortë dhe thuajse e barabartë. Periudhën e parë e fitoi Besa me rezultat 7:5. Në periudhën e dytë Deçani kaloi para, 12:9. Periudha e tretë dhe e fundit ishte e fortë, por në fund Deçani festoi.
Ndeshja finale është luajtur në palestrën “Karagaçi” në Pejë.
Amar Muqolli ishte më efikasi te Besa Famgas me nëntë gola. Eminent Dobraj i shënoi gjashtë gola për Deçanin, ndërsa katër i kishte Bilall Mazrekaj.

Lajme tjera