Deçani ka kaluar në finale të Ligës së Pionierëve të Kosovës në hendboll. Të dielën në palestrën “Karagaçi” në Pejë njomakët deçanas fituan ndaj Prishtinës me rezultat 26:11.
20 minutat e parë të ndeshjes ishin të barabartë, me Prishtinën që ishte para për një periudhë. Më pas Deçani nisi shkëputjen dhe arriti te fitorja bindëse.
Bilall Mazrekaj i shënoi nëntë gola për Deçanin, ndërsa Eminent Dobraj i kishte pesë. Lum Xhemajli shënoi shtatë gola për Prishtinën.
Të hënën Deçani paraqitet në finale, ndërsa Prishtina luan për vend të tretë.