Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Dedaj kthehet, Kreuzlingeni shënon fitoren e parë

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Valon Dedaj, është kthyer pas mungesës prej disa javësh për shkak të lëndimit. Dedaj të dielën udhëhoqi Kreuzlingenin që shënoi fitoren e parë në Superligën e Zvicrës.

Kreuzligeni fitoi 29:28 ndaj Bernit, ndërsa Dedaj shënoi 7 gola nga 11 tentime. Ndeshje të madhe kishte Haris Berisha, që bëri 15 pritje. Bujar Ramosaj shënoi 3 gola nga 3 tentime. Drilon Tahirukaj i kishte dy gola, ndërsa Drenit Tahirukaj një.

Kruezligeni po luan për herë të parë në Superligë dhe fitoi pikët e para. Kishte tetë humbje rresht, por forma e skuadrës është në ngritje.

Luigj Quni shënoi 2 gola nga 3 tentime në fitoren 28:21 të Amicitia Zuerich ndaj Wacker Thunit.