Në mesjavë janë luajtur ndeshjet e para në elitën daneze pas pushimit prej një muaj e gjysmë. Ndeshje të mërkurën kishte kapitenia e Kombëtares së Kosovës, Leonora Demaj.
Demaj shfaqi ndeshje të madhe te Ringkobingu që megjithatë pësoi 44:32 nga skuadra Ikast.
Demaj i shënoi shtatë gola dhe u shpall lojtarja më e mirë e Ringkobingut.
Disa ndeshje të planifikuara për të mërkurën janë shtyrë për shkak të reshjeve të mëdha të borës dhe temperaturave të ulëta.