Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Derbi i Besës, në Gjakovë pa fitues

Dy ndeshje të javës së 27-të të Superligës A për hendbollistë u zhvilluan të dielen.

Në kryeqytet, kampioni dhe lideri, Besa Famgas ka fituar ndaj Prishtinës me rezultatin 32:25. Me këtë fitore Besa e Pejës e ka konfirmuar vendin e parë në tabelë për plejof. Një xhiro para fundit Besa udhëheq me 50 pikë.

Kastrioti është i dyti me 47 pikë e Prishtina e treta me 39 pikë.
Drilon Tahirukaj me 12 gola ishte më efikasi te Besa Famgas. Te Prishtina më efikasi ishte Lindrit Fetahu me 9 gola.

Ndeshja tjetër është luajtur në Gjakovë, ku Vëllaznimi e Vushtrria barazuan me rezultatin 28:28. Ndeshja ishte e fortë dhe dramatike, ndërsa vushtrriasit golin e barazimit e shënuan në minutën e fundit. Vëllaznimi mbetet i katërti me 22 pikë, ndërsa Vushtrria është e pesta me 21 pikë.

Drita ka rënë në vend të gjashtë me 20 pikë. Vendi i katërt dërgon në plejof dhe për këtë pozitë do të vendoset në xhiron e fundit.

Prishtina – Besa Famgas 25:32 (11:13)

Prishtina: Beqiraj, Agushi, Visoka, Abazi, Shahini, Beshiri 3, Hoxha 3, Basholli, Bajqinovci 6, Gjuka 1, Kastrati 3, Fetahu 9, Ademi, Visoka.

Besa Famgas: Berisha, Mehmeti, Ramosaj, Dri. Tahirukaj 12, J. Muqolli 3, Jupa 5, Tetova, Dre. Tahirukaj 3, Gjuka 3, Kukrika 2, Bislimi, Idrizi 1, Vokshi, Çuziq 1, Y. Muqolli 2.

Vëllaznimi – Vushtrria 28:28 (12:14)

Vëllaznimi: Luzha, Hoxha, Halili 3, Mamusha 1, Fana 3, Spahija 1, Neziri 10, Rama 3, Rexha 7, Bardhoku.

Vushtrria: Melenica, Shabani 4, Lahu, Karaça, Jashari 7, Krasniqi, Gubetini 7, F. Jashari, B. Neziri 8, Sadiku, Meholli, Ademi 2.