Krahas ngjarjes ndërkombëtare IHF Trophy Intercontinental dhe ndeshjeve të kombëtares A, aktivitetet e hendbollit në vend vazhdojnë këtë fundjavë me ndeshjet e javës së 16-të të Superligës së hendbollisteve.
Derbi i kësaj xhiro zhvillohet të dielen nga ora 14:30 në kryeqytet, ku përballen Prishtina e Vushtrria. Prishtina është e katërta në tabelë me 22 pikë, derisa Vushtrria është e dyta me 26 pikë.
Të dielen janë edhe dy ndeshje tjera: Drita – Samadrexha (15:00) e Vjosa – Istogu (12:30).
Të shtunën janë ndeshjet: Vëllaznimi – Jusuf Gërvalla (17:30) e Shqiponja – Kastrioti (14:00).
Në tabelë prinë Istogu me 28 pikë, Vushtrria është e dyta me 26 e Shqiponja e treta me 23 pikë.