Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Derbi i hendbollisteve luhet në Vushtrri

Dy ekipe pershendeten mes vete

Java e tretë e Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave e sjellë edhe një herë derbin në mes të Vushtrrisë e Istogut. Këto dy skuadra janë takuar dy herë këtë muaj, në kuadër të garave evropiane. Istogu ka shënuar dy fitore të thella dhe ka vancuar tutje.

Të dielën nga ora 17:30 në Vushtrri, Istogu synon të vazhdojë serinë e fitoreve. Ndërkohë Vushtrria kërkon revanshin pas dy humbjeve rresht. Pritet ndeshje interesante dhe me rivalitet.

Të dielën janë edhe ndeshjet Drita – Shqiponja (15:00), Samadrexha – Ferizaj (17:30) e KEK-u – Vëllaznimi (16:30).

Të shtunën janë ndeshjet Kastrioti – Vjosa (15:30) dhe Jusuf Gërvalla – Prishtina (13:00).

Në Ligën e Parë të hendbollisteve në program është java e dytë. Të shtunën luhet ndeshja mes CLICK e Prizrenit (17:00), kurse të dielën janë ndeshjet Deçani – Ulpiana (12:00) e Dukagjini – Llapusha (16:00)

Lajme tjera