Në Istog pritet të zhvillohet ndeshja në interesante e javës së 14-të në Superligën e hendbollisteve. Lideri Istogu, të shtunë nga ora 18:00 e pret skuadrën e Ferizajt. Istogu ka fituar 13 ndeshjet e deritashme dhe udhëheq në tabelë me 26 pikë. Ndërkohë Ferizaj është i katërti me 20 pikë.
Istogu llogaritet favorit, por Ferizaj do ta synoj befasinë. Ferizaj së fundi ka angazhuar lojtaren me përvojë nga Brazili, Ligia Costa.
Të shtunën janë edhe ndeshjet Vëllaznimi – Prishtina (16:00) dhe Jusuf Gërvalla – Ulpiana (17:00).
Prej ndeshjeve të së dielës mund të veçohet Vushtrria – Kastrioti, që fillon në ora 17:00. Vushtrria është e dyta me 22 pikë, ndërsa Kastrioti i pesti me 15 pikë.
Vjosa – Drita (Gjilan, 14:30) dhe Shqiponja – Samadrexha (15:30), janë ndeshjet tjera të së dielës.