Derbi i madh në Ligën e Parë

Këtë fundjavë luhen edhe ndeshjet e xhiros së fundit (18) në Ligën e Parë të Kosovës në hendboll (meshkujt). Derbi i madh luhet në Rahovec, të dielën nga ora 18:00. Takohen Rahoveci dhe Samadrexha.
Të dielën është edhe ndeshja Deçani – KEK-u, që fillon në ora 17:00. Deçani është lider me 31 pikë dhe me fitore siguron titullin dhe promovimin në Superligë. Ndërkohë Samadrexha e Rahoveci janë në pozitat dy e tre me nga 30 pikë.
Skuadra që renditet e dyta luan në plejaut me të parafundit në Superligë, për një vend në elitë në edicionin e ardhshëm.
Drita – Vjosa, Ulpiana – Istogu dhe Lepenci – Dukagjini janë ndeshjet tjera të xhiros së fundit.
Fakti se gara për titull dhe pozitën e dytë vendosen në xhiron e fundit dëshmon për një kampionat shumë interesant në Ligën e Parë.

Lajme tjera