Derbi më i madh i hendbollisteve

Java e 13-të e Superligës së Kosovës në hendboll (femrat) ofron përballjen e dy skuadrave kryesore në pjesën e deritashme të edicionit. Të shtunën prej orës 18:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në kryeqytet, takohen Prishtina e Istogu.
Prishtina është e dyta në tabelë me 22 pikë. Lider është Istogu me 24 pikë. Istogu i ka fituar 12 ndeshjet e deritashme, ndërsa Prishtina humbjen e vetme e ka nga istogaset. Në kuadër të xhiros së dytë, Istogu e kishte fituar ndeshjen shumë dramatike ndaj Prishtinës me një gol dallim, 29:28.
Ndeshje e barabartë dhe e fortë pritet të zhvillohet edhe në Prishtinë. Dy skuadrat synojnë fitoren për të dëshmuar se pretendimet e këtij edicioni i kanë të mëdha.
Të shtunën është edhe ndeshja Kastrioti – Vjosa (14:30). Kurse ndeshjet tjera janë të dielën: Samadrexha – Vushtrria (17:00), Drita – Vëllaznimi (12:30), Ferizaj – Jusuf Gërvalla (14:30), Ulpiana – Shqiponja (14:30).

Lajme tjera