Dhjetë gola të Pashke Markut në elitën zvicerane

Reprezentuesja e Kosovës, Pashke Marku po vazhdon me paraqitje të mira në kampionatin e Zvicrës. Marku të shtunën shënoi 10 gola nga 11 tentime në fitoren 32:26 të Kreuzlingenit ndaj Herzogenbuchsee.
Në tri ndeshje në elitën e Zvicrës, Marku i ka shënuar 23 gola.
Kreuzlingeni renditet i treti me 4 pikë.

Në kategorinë e dytë daneze, Njoma Zogaj me skuadrën Aalborg fitoi 35:22 ndaj Hadstenit. Zogaj kontribuoi me një gol.
Në kategorinë e dytë zvicerane u paraqitën Mendoline Fetaj ( 2 gola), Dafina Mustafa e Venera Kafexholli.

Lajme tjera