Të mërkurën pasdite në Sheshin 21 në Prishtinë është mbajtur Kuvendi i rregullt i punës i Federatës së Hendbollit të Kosovës. Kuvendi zhvilloi punimet në frymë shumë pozitive dhe konstruktive. Prezent në Kuvend ishin 26 prej 39 delegatëve, ndërsa të gjitha pikat e rendit të ditës janë miratuar pa ndonjë vërejtje.
Ndër të tjera janë miratuar Raporti i Punës i Bordit të FHK-së, Raporti Financiar dhe ai i Auditimit për vitin 2017 si dhe Raporti i Këshillit Mbikqyrës.
Në kuvend pati diskutime shumë konstruktive të delegatëve, sidomos në pikën që kishte të bënte me Këshillin Profesional, përkatësisht me sajimin e strategjisë për hendbollin. Kuvendi e autorizoi Bordin e Federatës që të krijojë Komisionin i cili do të hartojë strategjinë e zhvillimit të hendbollit. Strategjia më pas do të shqyrtohet dhe miratohet në Kuvendin e ardhshëm.
Punimet e Kuvendit kanë zgjatur rreth dy orë e gjysmë. Nga MKRS-ja punimet e kuvendit i monitoroi menaxheri Agron Gashi, ndërsa nga KOK-ut ishte anëtarja e Bordit Ekzekutiv, Besire Domaniku.