Mysafirë të FHK-së në turneun final të Kupës së Kosovës janë sekretari i përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Hendbollit, Armand Çakalli dhe përzgjedhësi i Kombëtares së Shqipërisë, Lulzim Ismajli.
I falenderojmë për pjesëmarrjen.
Prania e tyre dëshmon për raportet e shkëlqyera të FHK-së dhe FSHH-së. Gjatë qëndrimit të tyre do të zhvillohen biseda për bashkëpunim mes dy federatave, përkatësisht për rimëkëmbjen e mëtejme të hendbollit në Shqipëri.
Sot një takim me dy mysafirët e respektuar e kanë mbajtur nënpresidenti i Federatës tonë, Enis Idrizi dhe sekretari i përgjithshëm, Izet Gjinovci.
Federata jonë vazhdimisht ka përkrahur zhvillimin e hendbollit në Shqipëri.