Drejtuesit e Federatës së Hendbollit të Kosovës, presidenti Eugen Saraçini dhe nënpresidenti Enis Idrizi, janë në Vjenë të Austrisë ku po marrin pjesë në dy aktivitete të rëndësishme të Federatës Evropiane të Hendbollit (EHF). Sot po mbahet Kongresi i 14-të i Jashtëzakonshëm i EHF-së, ndërsa do të shënohet edhe 30-vjetori i themelimit të Federatës Evropiane.
Më 17 nëntor të vitit 1991 ishte themeluar Federata Evropiane e Hendbollit, në Kongresin e mbajtur në Berlin.
Federata jonë tashmë është pjesë e rëndësishme dhe e vlerësuar e familjes evropiane të hendbollit. Ekipet tona kombëtare dhe klubet tona janë rregullisht pjesë e aktiviteteve të EHF-së, me të gjitha grupmoshat dhe në të dy gjinitë. Jo rrallë EHF-ja na ka besuar organizimin e ngjarjeve të ndryshme dhe vlerësimet kanë qenë maksimale.
Presidenti Saraçini dhe nënpresidenti Idrizi qëndrimin në Vjenë po e shfrytëzojnë edhe për takime të ndryshme me drejtues të EHF-së dhe të federatave tjera nacionale.